Politikë

Edhe Ervin Mete në SPAK për inceneratorët, nuk flet për mediat

Mete ka refuzuar të japë detaje se përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme.

f.t
Edhe Ervin Mete në SPAK për inceneratorët, nuk flet për
Ervin Mete

TIRANË- Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, është paraqitur në ambientet e SPAK këtë të mërkurë. Raportohet se se ministri Mete është thirrur për të dëshmuar në lidhje me aferën e inceneratorëve. Marrja e tij në pyetje ka të bëjë me kohën kur ai shërbente si zëvendës ministër në Ministrinë e Ekonomisë kur kjo e fundit drejtohej nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Në pamjet e siguruara nga ZËRI shihet se Ministri i Financave ndonëse i pyetur nga mediat, ka refuzuar të japë detaje se përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme. 

Ervin Mete ka vetëm pak kohë që mban postin e ministrit të Financave. Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, si dhe detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.

Ndërkohë ish-kryeministri Arben Ahmetaj është në arrati që prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut është shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzat për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore në 6 raste dhe pastrim parash. 

Gjatë hetimve SPAK ka mbledhur prova e të dhëna, përfshirë edhe ato nga kompjuterët e sekuestruara dhe të e-mail, që janë shkëmbyer mes Ahmetajt dhe fituesve të koncesionarit të inceneratorit të Elbasanit. Verifikime janë bërë edhe në sistemin TIMS për të provuar lëvizjet e Ahmetaj, hyrje-daljet e tij dhe nëse përkojnë me periudhat kur dyshohet se ka frekuentuar hotele dhe pushime luksoze me fatura të paguara nga Klodian Zoto pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, apo udhëtimet që mund të ketë me këtë shtetas, si dhe dy biznesmenët e tjerë Stela Gugallja e Mirel Mërtiri./ZËRI

Poll

MOS HUMB