Aktualitet

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Iran: Nëse doni të ktheheni në vend kontaktoni me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme bën të ditur se komunikimi me Ambasadën shqiptare në Ankara është i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

I.F
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Iran: Nëse doni
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran dhe që kërkojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes rrugës tokësore nga Turqia, që të vendosen menjëherë në kontakt me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme bën të ditur se komunikimi me Ambasadën shqiptare në Ankara është i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

Po ashtu Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vënë në dispozicion edhe kontaktet me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara:

+90 (534) 080 37 65

+90 (549) 561 19 85

Si dhe përmes adresës së e-mail: [email protected]

“Njoftimi për qytetarët shqiptarë në Iran:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:

+90 (534) 080 37 65

+90 (549) 561 19 85

Si dhe përmes Email: [email protected]

MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftim./ZËRI

Poll

MOS HUMB