Aktualitet

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë, në automjet mbante edhe një pistoletë sportive

Po ashtu, gjatë kontrollit në automjet, iu zbulua një pistoletë sportive me municion dhe silenciator.

I.F
Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Një 22-vjeçar është arrestuar në Dhërmi pasi dyshohet se shiste kokainë në zonë. Në pranga të Policisë ka rënë Justino Kurti, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën disa doza të lëndës narkotike. Po ashtu, gjatë kontrollit në automjet, iu zbulua një pistoletë sportive me municion dhe silenciator.

Sipas policisë, ai dyshohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Dozat e kokainës dhe arma u sekuestruan si prova materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

“Shiste doza Kokaine në Dhërmi, kapet në flagrancë me disa doza dhe me pistoletë sportive, në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohen dozat e Kokainës, gati për shitje, dhe pistoleta sportive me silenciator. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Shërbimet e Policisë ndaluan në fshatin Dhërmi, automjetin me drejtues shtetasin J. K.  Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. K. iu gjetën disa doza Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, u gjet një pistoletë sportive, me municionin përkatës dhe me silenciator. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi J. K., 22 vjeç, banues në Dhërmi, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB