
ITALI- Një kamionist argjentinas është zhdukur pa gjurmë në Itali, ndërsa prej 22 majit nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të ketë përfunduar. Nicolas Del Rio, 48 vjeç, u zhduk teksa transportonte një ngarkesë me çanta, me një vlerë prej 500 mijë euro. Mediat italiane raportojnë se për rastin në fjalë janë arrestuar një 33-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 42-vjeçar turk.
Shqiptari u arrestua në aeroportin Ciampino teksa do të hipte në një fluturim për në Tiranë. Turku u arrestua të shtunën në Arcidosso. Ata janë të dy në burgun e Grosseto-s. Ata dyshohet se janë të përfshirë në zhdukjen e kamionistit argjentinas.
Pistat e hetimit deri tani janë përqendruar te grabitja e ngarkesës së çantave me vlerë rreth 500 mijë euro, të bëra për një shtëpi të famshme mode. Dy të arrestuarit dyshohet se ishin pjesë e një bande të dedikuar për vjedhjen e çantave dhe rrobave të stilistëve. Seanca e vlefshmërisë është caktuar për nesër, e martë 18 qershor.
Zhdukja e shoferit argjentinas Nicolas Del Rio
40-vjeçari prej datët 22 maj 2024 rezulton i zhdukur. Dy ditë më vonë nga raportimi për zhdukjen e tij, çantat, kutitë dhe furgoni u gjetën plotësisht të djegur, jo shumë larg Roccalbegna. Nicolas Del Rio mbërriti në Itali dhjetorin e kaluar. Ai ishte transferuar në Abbadia San Salvatore (Siena) dhe kishte një muaj që punonte në një kompani në Piancastagnaio. Kur u zhduk, ai ishte në udhëtimin e tij të parë. Punëdhënësi i tij kishte marrë një kërkesë për të ngarkuar disa çanta luksoze. Udhëtimi nuk ishte planifikuar dhe Nicolas, u dërgua i vetëm për të mbledhur ngarkesën, me një furgon të kompanisë, i vetmi pa GPS. Nikolla ngarkoi çantat dhe që nga ai moment gjithçka bëhet misterioze. /ZËRI