Aktualitet

‘Mjekësia bojkoton ‘, studentët në javën e tretë të qëndresës, marshojnë drejt MA

Deri më sot, as ministrja Manastirliu dhe as Zv.ministrja Tole nuk kanë pranuar të takohen me të rinjtë protestues.

E.K
‘Mjekësia bojkoton ‘, studentët në javën e
Protesta e studenteve te Mjekesise

TIRANË- Në javën e tretë të nisjes së Universitetit dhe njëherësh të bojkotit të tyre, studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar. Me thirrjet: "Mjekësia bojkoton! Mjekësia bojkoton!", srudentët kanë mbushur Rrugën e Dibrës drejt qendrës së Tiranës, të shoqëruar nga forca të Policisë. 

Të tjera thirrje të bëra nga studentët janë “duam diplomat tona’, të cilat do të mbahen peng nga Universiteti deri në shlyerjen e 5 viteve të punës së detyrueshme.

Marshimi i studentëve bëhet me ndalesa në kryqëzimet rrugore, pa i ndalur thirrjet. Ata theksojnë se nuk pranojnë të firmosin kontratën për qëndrim të detyruar në Shqipëri dhe as të paguajnë tarifën-gjobë që ka përllogaritur qeveria në këtë rast si kosto e studimeve të tyre.

Studentët duket se janë duke u drejtuar për tek Ministria e Arsimit dhe konkretisht, për të kërkuar takim me Zv.ministren e Arsimit Albana Tolen, e cila e ka mbrojtur me forcë kontratën e punës së detyruar për ta. Deri më sot, as ministrja Manastirliu dhe as Zv.ministrja Tole nuk kanë pranuar të takohen me të rinjtë protestues.

Edhe pse tashmë kanë kaluar 3 javë, askush nga ministria e Arsimit apo qeveria nuk është shqetësuar për faktin që në Fakultetin e Mjekësisë nuk është zhvilluar asnjë orë leksioni./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB