HAS- Një 14-vjeçar, i identifikuar si Mariglen Dauti, u shpall në kërkim në Has, pasi ishte larguar nga banesa me makinën e të atit, ndërsa mësohet se është kapur pas disa orësh. Burime bëjnë me dije se i mituri është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë.
Më herët, u raportua se i mituri është larguar nga banesa në qytetin e Hasit, teksa ka marrë edhe automjetin e të atit pa leje dhe është larguar. Ditën e djeshme, familjarët kanë kallëzuar zhdukjen e të miturit, ndërsa pas kësaj policia e Hasit e kanë shpallur të 14-vjeçarit në kërkim dhe kanë filluar menjëherë kontrollet për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Has/ Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.
U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Sipas Dritan Dautit, familjar i të miturit, ai ishte parë për herë të fundit në një karburant “Petrol Pomp” në Kosovë, ku mësohet e ka furnizuar me 79 euro karburant makinën në dalje të Pejës./ZËRI