banesa ne klos
KLOS- Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Mësohet se në banesë jetonin dy familje, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Banesa është shkrumbuar e gjitha nga zjarri i përmasave të mëdha, teksa shërbimi zjarrfikës i bashkisë Klos ka mbërritur në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjem e flakëve. Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
/ZËRI
Poll