Aktualitet

Sherr për xhirimin e gomave! Plagoset me armë 50-vjeçari në Mamurras, sapo ishte kthyer nga Anglia

Konflikti ka nisur pasi i plagosuri i ka kërkuar autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat e automjetit.

F.I
Sherr për xhirimin e gomave! Plagoset me armë 50-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE

LAÇ-Një plagose me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Mamurras, Laç. I plagosur, Pjetër Marku, ka marrë plagë në dorë. Ai është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Marku, sapo ishte kthyer nga Anglia dhe është përfshirë në një konflikt të çastit me autorin e dyshuar, i cili tashmë është identifikuar nga policia. Mësohet se konflikti ka nisur pasi i plagosuri i ka kërkuar autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat e automjetit.

"U zumë për makinën”, raportohet të ketë thënë i plagosuri para uniformave blu.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.

50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit

Poll

MOS HUMB