Aktualitet

Moti i keq/ Probleme me furnizimin me energji në Lezhë, probleme edhe në Shkodër

Stuhia dhe erërat e forta kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike.

k.m.
Moti i keq/ Probleme me furnizimin me energji në Lezhë, probleme edhe
Foto ilustruese

TIRANË- Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme me furnizimin me energjie elektrike në Lezhë dhe Shkodër. Stuhia dhe erërat e forta kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike. Dëmtimi i linjave ka lënë pa energji disa fshatra në zonën e Zadrimës dhe Ishull-Lezhë. Për shkak të motit të keq, është pezulluar edhe lundrimi në Shëngjin.

Po ashtu, ka rritje të nivelit të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për përmbytje.

Ndërkohë që në Bashkinë e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, vijojnë reshjet, por nuk raportohen probleme. Në disa fshatra të bashkisë së Vaut të Dejës, konkretisht Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak, mungon plotësisht energjia elektrike. Edhe në territorin e bashkisë së Pukës, vijojnë reshjet e shiut dhe era e fortë, por pa probleme.

Sipas të dhënave të bëra deri më tani, situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga emergjencat civile. Gjithashtu, grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB