Aktualitet

Motori përfundon poshtë makinës! Mjeti bëri manovër të gabuar, u ndërpreu rrugën 20 motoristëve

Makina ka kryer manovër të gabuar dhe iu ka ndërprerë rrugën motoristëve.

D.XH
Motori përfundon poshtë makinës! Mjeti bëri manovër
Aksident ne Elbasan

ELBASAN – Në rrugën Peqin-Elbasan, një autokolonë me motoristë është përfshirë në një aksident rrugor.

Gjatë aksidentit, një nga motoristët ka përfunduar poshtë makinës. Fatmirësisht, drejtuesi i motorit nuk është lënduar.

Paraprakisht dyshohet se një automjet, gjatë një manovrimi të gabuar, i ka ndërprerë rrugën autokolonës me rreth 20 motoristë të huaj.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendgjarje

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 65 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. C., 33 vjeç.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./ZËRI/

Poll

MOS HUMB