Aktualitet

Si nëpër filma! 72-vjeçari hedh armën nga makina, arrestohet. I gjenden 17 mijë euro

Faruk Sekja kishte me vete mbi 17 mijë euro. Ai ishte dënuar disa herë më parë për armëmbajtje pa leje.

D.XH
Si nëpër filma! 72-vjeçari hedh armën nga makina,
Han i Hotit

HAN I HOTIT – Policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ka arrestuar 72-vjeçarin Faruk Sekja, pasi duke hyrë në vendin tonë, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë që mbante me vete. Ai nuk ka ndaluar për të kryer procedurat në kufi, por ka hyrë me shpejtësi në territorin shqiptar.

Sekja ka tentuar që të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në kufi, por është kapur nga policia. Gjatë kontrolleve që Policia Kufitare i ka bërë në automjet, i janë gjetur mbi 17 mijë euro para cash. Paratë ishin ndarë në disa pjesë.

I moshuari rezulton me disa precedentë të mëparshëm penalë. Ai është kapur disa herë për armëmbajtje pa leje. Në lidhje me ngjarjen e sotme, mbi Faruk Sekjan rëndojnë akuzat “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Njoftimi i policisë:

Hani i Hotit

Finalizohet operacioni i përbashkët policor i koduar “COOPERATION”.  

U largua me shpejtësi duke refuzuar kontrollin policor në territorin e Malit të Zi, bllokohet menjëherë nga Policia Kufitare shqiptare, në territorin e PKK Hani i Hotit.   

72-vjeçari hodhi nga automjeti, 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

72-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal, për armëmbajtje pa leje. 

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, në automjetin e 72-vjeçarit, u gjetën të fshehura edhe një shumë prej  17 640 eurosh, e ndarë në disa pjesë. 

Në PKK Hani i Hotit, në territorin e Malit të Zi, në dalje për në Shqipëri, shtetasi F. S., i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, nuk ka ndaluar për të kryer proceduat për hyrjen në Shqipëri dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar, në PKK Hani i Hotit.

Punonjësit e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë sinjalizuar menjëherë punonjësit e Policisë Kufitare të Shqipërisë, të cilët kanë bllokuar menjëherë daljen nga pika e kalimit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. S., ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në automjet, edhe një shumë prej 17 640 eurosh, të ndarë në disa pjesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit F. S., 72 vjeç, banues në Shkodër, me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB