Aktualitet

Mungon akt ekspertimi për shëtitoren buzë detit, shtyhet seanca gjyqësore për Vangjush Dakon

SPAK kishte 25 ditë kohë për realizimin e aktekspetimit, por në mungesë të saj seanca u shty për në 18 mars ora 13:00.

a.l
Mungon akt ekspertimi për shëtitoren buzë detit, shtyhet seanca
Vangjush Dako

DURRËS- Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Shkak e shtyrjes është bërë mungesa e akt ekspertimit për shëtitoren buzë detit, për të cilin organi i Posaçëm i akuzës kishte urdhëruar hetime shtesë. SPAK kishte 25 ditë kohë për realizimin e aktekspetimit, por në mungesë të saj seanca u shty për në 18 mars ora 13:00.

Për çfarë akuzohet Vangjush Dako?

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. 

Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie./ZËRI 

Poll

MOS HUMB