Aktualitet

“Na iku…”, tre të ftuar kërcënojnë të largohen nga studio e Fevziut, Batoni e bën fakt

Pavarësisht insistimit të Fevziut, Baton Haxhiu vendosi që të mos kthehej më në studio

E.K
“Na iku…”, tre të ftuar kërcënojnë
3 te ftuarit duan te largohen nga emisioni

TIRANË- Debate të forta ka pasur në studion e Opinion mbrëmjen e djeshme, teksa diskutohej për çështjen Beleri. Emisioni nisi me 6 të ftuar, dhe për pak përfundoi me 3 për shkak të kërcënimit të disa prej të ftuarve në studio me largim. I pari që u largua nga studio ishte analisti Baton Haxhiu. Shkak u bë zhurma që po krijohej në debate.

Blendi Fevziu: Na iku Batoni, ku po ikën Baton?

Baton Haxhiu: Kot, zhurmë.

Por u duk se me Batonin të gatshëm për të lënë studion për shkak të zhurmës që krijohej nga pala tjetër në debat ishin edhe dy të ftuarit e tjerë. Ndër ta Fitim Zekthi.

“O Blendi se i bie të iki dhe unë si Batoni, por për shkak të durimit më të madh se Batoni po rri”, tha ai.

Por Zekthi nuk e la studion. Edhe Ardit Bido nuk e la karrigen ku po qëndronte, pavarësisht se edhe ai nuk u duk shumë i kënaqur për shkak se nuk po e linin të mbaronte.

“Do iki dhe unë ta mbyllim tani apo? Ky është muhabet  kot. Është e tepërt kjo. Më lini ta mbaroj or burrë”, tha ai.

Ndërkohë moderatori Blendi Fevziu kërkoi nga stafi që t’i kthenin Batonin, por dikur konfirmoi që analisti e kishte pasur seriozisht dhe ai nuk u kthye më në studio. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB