Aktualitet

Plagosi me thikë 46-vjeçarin, arrestohet i moshuari në Librazhd

Mësohet se 46-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta.

I.F
Plagosi me thikë 46-vjeçarin, arrestohet i moshuari në Librazhd
foto ilustruese

LIBRAZHD- Një 75-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi ka plagosur me thikë një 46-vjeçar në Librazhd. Mësohet se 46-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 48-vjeçar për moskallëzim krimi.

Lidhur me këtë ngjarje është proceduar penalisht bashkeshortja e 48-vjeçarit cila dyshohet ka bashkëpunuar për të fshehur thikën e përdorur për plagosjen.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Elbasan, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB