Politikë

Ndahet nga jeta ish-ministri Kosta Barka

Kosta Barka ka mbajtur detyrën e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë e Sali Berishës.

E.K
Ndahet nga jeta ish-ministri Kosta Barka
Kosta Barka

TIRANË- Ndahet nga jeta ish-ministri Kosta Barka. Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Barka ishte një njeri me karakter dhe cilësi të veçanta si dhe një ligjvënës i përgjegjshëm. 

POSTIMI I TRITAN SHEHUT:

Kosta Barka nuk eshte me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta. Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle! Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv. Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!

Kosta Barka ka mbajtur detyrën e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë e Sali Berishës. Ai qëndroi në detyrën e ministrit nga viti 2005 deri në vitin 2008. Ndërsa ka shërbyer dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ai ishte pjesë e partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Ai është lindur dhe rritur në Dropull të Gjirokastrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB