
GREQI- Abas Rabi 44-vjecari nga Lazarati por me vendbanim zyrtar në Sarandë është lënë në burg. Rabis u arrestua në Athinë të Greqisë disa ditë më parë pas një operacioni ndërkombëtar të Interpolit në disa shtete, ku u arrestuan pjestarët e një prej klaneve kriminale të Malit të Zi, përgjegjëse për 4 vrasje në Athinë dhe Korfuz, pas përplasjeve me një tjetër klan krimin në kuadër të luftës për trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Rabi, një i shumëkërkuar për disa akuza në Shqipëri, doli nga përgjimet e “Sky EÇ” por dhe nga dëshmitë e tij, se kishte ndihmuar 4 vrasës për të ekzekutuar në Korfuz në 23 korrik 2020 shtetasit Alan Kozar, 43 vjec nga Tivari i Malit të Zi dhe Damir Hadzic, 47 vjec nga Uzhice e Serbisë.
Pas arrestimit të tij në kuadër të megaoperacionit, Rabi ka zbuluar me detaje për grupin hetimor veprimtarinë e tij. Në veçanti, ai deklaroi se me udhëzimet e Jakup Aljijas, ai ndërhyri për të gjetur një avokat për të përfaqësuar tre të arrestuarit (Petkovic, Brasnjovic, Lainovic) të arrestuar më parë në Glyfadha, pas një ngjarje në një lokal nate.
Gjithashtu, pas vrasjes së Stamatovic dhe Dedovic, (kryerja e së cilës ai nuk ishte në dijeni), me urdhër të njërit prej shtetasve Jakup Aljija dhe kosovarit Enis Thaqi, ai ka marrë një automjet të markës “Volvo”, në të cilin ka vërejtur praninë e celularëve, një sistem gjeolokimi dhe një maskë e tipit “full face”, e cila ishte parkuar në zonën e Elefsinës. Pas disa kohësh ai ka shkuar me këtë makinë në ishullin e Korfuzit, pasi më parë ka hipur në anije nga porti i Igumenicës, ku ia ka dorëzuar një personi të panjohur për të. Pas disa ditësh me një porosi të re nga Aljija dhe Thaqi, ai ka marrë një makinë nga një person i panjohur në Athinë dhe më pas ka shkuar në Sivota. Prej aty ai mori 3-4 persona të cilët i çoi në zonën e Halkidikisë.
Dëshmia në gjyq
Para trupit gjykues ditën e sotme, Abas Rabi deklaroi se kishte transportuar një automjet nga Athina në Korfuz, pa e ditur se çfarë kishe brenda dhe as qëllimin pse po e transportonte. Ndërsa sa i përket celularit që përdorte, u shpreh se nuk ishte i vetmi që e kishte përdorur. Ai u shpreh se atë i’a kishte dhënë një i bashkëakuzuari i tij, aktualisht i burgosur jashtë shtetit, me qëllim që t’ia dorëzonte dikujt në Korfuz. Në përfundim të seancën ndaj tij u vendos masa e sigurisë “Arrest në burg”.
/ZËRI