Aktualitet

Skema me makinat me qira, prangoset punonjësi i DRSHTRR në Elbasan (EMRI)

25-vjeçari bashkëpunoi me një shtetas i cili shiti tre makina që kishte marrë me qera, duke iu hequr GPS dhe duke iu falsifikuar dokumentetet.

f.t
Skema me makinat me qira, prangoset punonjësi i DRSHTRR në Elbasan
foto ilustruese

ELBASAN- Punonjësi 25-vjeçar i DRSHTRR Elbasan është vënë në pranga, pasi bashkëpunoi me një shtetas i cili shiti tre makina që kishte marrë me qera, duke iu hequr GPS dhe duke iu falsifikuar dokumentetet. Rodrigo Lulaj u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”. 

Ndërkohë Policia bën me dije se është arrestuar dhe një 38-vjeçar, Mariglen Zanuni, i cili bashkëpunoi me 3 shtetasit tashmë të vënë në pranga, për shitjen e 3 automjeteve që i morën me qera, të cilave i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”, dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapen dhe vunë në pranga shtetasin R. L., 25 vjeç, punonjës i DRSHTRR, Elbasan, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.  Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga (1 punonjëse e DRSHTRR Elbasan dhe shtetasi Th. B.), kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB