Aktualitet

"Më ka tradhtuar", 18-vjeçarja plagos ish-të dashurin në Tiranë, arrestohet

Isela Duda ka deklaruar se ish-i dashuri e ka tradhtuar gjatë kohës që kanë qenë bashkë

E.K
"Më ka tradhtuar", 18-vjeçarja plagos ish-të dashurin
Foto ilustruese

TIRANË- Një e re është vënë në prangat e policisë së Tiranës, në zonën e Yzberishtit, pasi ka qëlluar me thikë ish-të dashurin e saj. Policia ka arrestuar 18-vjeçaren, ndërkohë që ish-partneri i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije për Zërin se Isela Duda e ka plagosur ish-të dashurin e saj, pasi pretendon se ai e ka tradhtuar gjatë kohës që kanë qenë të lidhur së bashku.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.

Poll

MOS HUMB