Politikë

Ndryshime dhe lëvizje paralele! Kush janë zv/ministrat e rinj, kë shkarkoi dhe kë emëroi kryeministri Rama (EMRAT)

Ilva Gjuzi, një nga emrat më të rinj që është aderuar pranë Partisë Socialiste, ka marrë postin e zëvendësministres në Ministrinë e Turizmit.

M.M
Ndryshime dhe lëvizje paralele! Kush janë zv/ministrat e rinj, kë
Zv.ministrat e rinj

TIRANË- Ka ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave ka pasur disa lëvizje në postet e zv.ministrave në disa dikastere të ndryshme. Ilva Gjuzi, një nga emrat më të rinj që është aderuar pranë Partisë Socialiste, ka marrë postin e zëvendësministres në Ministrinë e Turizmit. Gjuzi, e cila u prezantua kohët e fundit si nënkryetare e Asamblesë së Partisë Socialiste, e tashmë është promovuar në një detyrë të re.

Koleg me Gjuzin në të njëjtën ministri do të jetë edhe Sofjan Jaupaj. ky i fundit,mbante më herët detyrën, "Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit".

Ndryshime ka pasur edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Zv.ministrja e re është Blerta Rama! Kësaj të fundit, për shkak se nuk është e njohur për publikun, prezantimin më gjërësisht ia ka bërë eprori i saj, ministri Blendi Gonxhja. 

"Blerta kthehet në Shqipëri pas 11 vitesh emigrimi dhe përvoje akademike e profesionale jashtë vendit. Ajo kthehet e vendosur, me ëndrrën që misioni i saj në jetë të përkasë me vendin ku u lind, duke kontribuar me kompetencat e saj profesionale në shërbim të Shqipërisë. Ajo është diplomuar në Menaxhimin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Brescia-s në Itali, duke e specializuar profilin e saj profesional me dy mastera ekzekutivë: një në “Menaxhimin e Transformimit Digjital” në Brescia dhe një tjetër në “Menaxhimin e Projekteve” në Milano. Me një profil që i përket botës ekonomike dhe financiare, por njëkohësisht e pasionuar pas politikës ndërkombëtare, në tetor të vitit 2023 ajo mori vendimin për të ndjekur masterin e saj të tretë ekzekutiv në CERIS-ULB Diplomatic School of Brussels në “Politikat Ndërkombëtare”. Blerta ka përvojë profesionale në Banka Mediolanum, ku ka marrë pjesë në zhvillimin e shërbimeve të projektit fintech "Floëe" dhe ka menaxhuar aktivitete kontabël. Në Deloitte Business Solutions, ajo ka mbajtur rolin e këshilltares financiare në fushën e Teknologjisë dhe Performancës për Institucionet Financiare. Eksperienca e saj e fundit si "Menaxher Financiar dhe Projekti" në Corporate Venture ka qenë thelbësore për krijimin dhe analizën e planeve strategjike për startup-et,"- shkruan Gonxhe.

Një tjetër lëvizje është ajo e Endrit Yzeirajt, i cili deri më sot mbante detyrën si zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Por nga sot, ai do të shpërbëjë në diplomaci, pasi është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Bashkë me të, ekipit të MEPJ-së do t'i bashkohet edhe Silda Çepe (Anagnosti).

Por kë do pasojnë emrat e rinj?

Për emërimet e reja, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme, dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Postin e tyre e ka zënë Gjuzi dhe Jaupaj. Ndërsa në ministritë e tjera, nuk ka të shkarkuar. Të emëruarit zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon, të cilët janë emëruar ambasadorë, përkatësisht në Azerbajxhan dhe Kanada./ZËRI

Poll

MOS HUMB