Aktualitet

Ndryshon Kodi Penal për të Miturit, mbrotje të posaçme, burgu masa e fundit...Ç'parashikon projektligji i r?

Në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur parashikohen ndryshime të përafërta dhe në harmonizim mes standartet e BE-në, dhe vijnë si nevojë e procesit të integrimit. 

zh.ll
Ndryshon Kodi Penal për të Miturit, mbrotje të posaçme,
Foto ilustruese

TIRANË- Një projektligj i ri që syon të forcojë të drejtat e të miturve që kryejmë vepra penale është hedhur për konsultim publik nga qeveria. Në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur parashikohen ndryshime të përafërta dhe në harmonizim mes standartet e BE-në, dhe vijnë si nevojë e procesit të integrimit. 

-Projekligji i ri parashikon dhe garanton një një proces penal më të drejtë, më mbrojtës dhe më miqësor për fëmijët e dyshuar apo të pandehur. Sipas tij, të miturit, duhet të informohen në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për të drejtat e tyre, që në fazat më të hershme të procedimit. Lidhur me këtë, një rol të rëndësishëm do të ketë përfshirja e prindit apo një përfaqësuesi ligjor. Jo vetëm kaq, risi do të jetë edhe detyrimi për ndihmë juridike falas dhe të detyrueshme për çdo të mitur, pa mundësi heqjeje dorë nga avokati. Ndërsa, për fëmijët që nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, garantohet e drejta për përkthim dhe interpretim falas.

-Trajtimi dhe mbrojtja nga traumat të të miturve është gjithashtu thelbërsor në projektligjin e ri, sipas të cilit, parashikohen disa masa gjatë hetimit dhe gjykimit të fëmijëve. Me projektligjin e ri, fëmijët do të mund të merren në pyetje në ambiente të përshtatshme dhe nga profesionistë të trajnuar posaçërisht, regjistrimi audioviziv i marrjes në pyetje dhe kufizim i numrit të pyetjeve.

Sa i përket burgimit për të miturit, kjo do të jetë masa e fundit dhe për kohën më të shkurtër të mundshem. Fillimisht, para masës së burgimit, parashikohen masa alternative.  

-Të miturit që janë viktima apo dëshmitarë të veprave penale, gjithashtu do të merren në mbrotje. Këtu, vend të veçantë dhe përparësi marrin rastet e trafikimit shfrytëzimit seksual, duke sanksionuar parimin e mosndëshkimit për veprime të kryera si pasojë e drejtpërdrejtë e viktimizimit. Sipas projektligjit të ri, një sërë masash të qarta parashikon për të mbrojtur privatësinë, të dhënat personale dhe identitetit të të miturve, përfshirë ndalimin e publikimit të të dhënave që mund të çojnë në identifikimin e tyre në media.

Ndërkohë, gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, avokatë mbrojtës, oficerë të policisë gjyqësore dhe profesionistë të tjerë të përfshirë në çështje penale me të mitur do të kenë si detyrim trajnimin e specializuar dhe të vazhdueshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB