Aktualitet

Tenderi i 'dyshimtë' i Ministrisë së Shëndetësisë, shpall fituese kompaninë që ofroi më shumë, 55 mln lekë diferencë

Në tenderin me objekt: “Karta, reagentë dhe aksesorë të tjerë për Lab e Imuno-hematologjisë, dhe Bankat e gjakut në Tiranë, përfshirë vënien e pajisjeve në përdorim”, morën pjesë dy kompani, prej të cilave fitoi ajo që paraqiti dhe shumën më të lartë.

E.K
Tenderi i 'dyshimtë' i Ministrisë së
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë 300 milionë lekë të vjetra kompanisë “Pegasus”, për tenderin e hapur sa i përkeët Banksës së Transfuzionit të gjakut në Tiranë. Në tenderin me objekt: “Karta, reagentë dhe aksesorë të tjerë për Lab e Imuno-hematologjisë, dhe Bankat e gjakut në Tiranë, përfshirë vënien e pajisjeve në përdorim”, morën pjesë dy kompani, prej të cilave fitoi ajo që paraqiti dhe shumën më të lartë.

Tenderi i 'dyshimtë' i Ministrisë së
Dokumenti
Tenderi i 'dyshimtë' i Ministrisë së
Dokumenti

Në garë ishte dhe kompanis LAB Med, e cila pavarëissht se ofroi vlerën më të ulët në krahasim me fondin limit, u skualifikua. Fondi limit ishte 29,988,290 lekë të reja pa TVSH ose rreth 360 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kompania LAB Med, ofroi 20,224,720 mln lekë, ndërkohë që “Pegasus”, e cila dhe u shpall fituese, ofroi 24,859,290 mln lekë. Nga shumat e ofruara nga dy subjektet vihet re se diferenca është rreth 55 milionë lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB