Aktualitet

Në kërkim nga Italia për ‘organizatë kriminale’, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

Cenolli është dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike

E.K
Në kërkim nga Italia për ‘organizatë kriminale’,
momenti i arrestimit

TIRANË- Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, është vënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim në shtetin italian për akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Cenolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, me vendimin e datës 06.05.2025, e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.  

“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”. Kapet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.     

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 66”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, me vendimin e datës 06.05.2025, e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.  

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB