Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, kapet 30-vjeçari në Tiranë

I riu është vendosur në pranga mbrëmjen e djeshme në hyrje të Tiranës. Gjatë kontrollit të bërë nga Policia, ka rezultuar se Peqini kishte me vete një armë zjarri dhe mjete identifikimi të falsifikuara.

k.m.
Në kërkim për tentativë vrasje, kapet 30-vjeçari
Pamje nga arrestimi

TIRANË- Pas gati 2 vitesh në kërkim, Policia e Shtetit ka vendosur në pranga Gabriele Peqinin, një 30-vjeçar, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje. I riu është vendosur në pranga mbrëmjen e djeshme në hyrje të Tiranës. Gjatë kontrollit të bërë nga Policia, ka rezultuar se Peqini kishte me vete një armë zjarri dhe mjete identifikimi të falsifikuara. I riu ishte shpalllur në kërkim për plagosjen e Daniel Bushit, të kryer më 2 Dhjetor 2022, në lagjen nr. 17 në Durrës. Ngjarja u mësua pasi asokohe 38-vjeçari i plagosur shkoi vetë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Edhe Daniel Bushi nuk ishte i panjohur për Policinë, pasi në vitin 2016 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Flagranca" nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. 30-vjeçari qarkullonte i armatosur, me mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara si dhe posedonte lëndë të dyshuara narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, i cili qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Flagranca".

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të mbikalimit te Casa Italias, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi G. P., 30 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë. 30-vjeçari, në vitin 2022, në Durrës, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krëhra e municion luftarak, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe sasi lënde të dyshuar narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB