protestuesit para kuvendit
TIRANË- Janë mbledhur protestuesit e parë, pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, e parashikuar në orën 10:00. Protestuesit kanë nisur organizimin përpara ambienteve të Kuvendit me thirrjet “Parlament i krimit, parlament analfabet”, si dhe "Revolucion", "Rama jep dorëheqjen".
Tubimi ishte paralajmëruar një natë më parë nga organizatorët gjatë protestës së mbajtur para Parlamentit, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të rikthehen edhe këtë paradite për të protestuar.
Poll