
LUSHNJE- Pasi Gjykata e Elbasanit e la në burg nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, dhe moskallëzimit të krimit, Policia ka sekuestruar dhe një mjet GLK në ngjyrë të zezë që i përket Klea Gjatës. Makina në fjalë një automjet tip “Benz-Mercedez”, me targë AB 551 KF, figuronte në pronësi të Shaqe Gjatës, nëna e Kleas, e cila është etiketuar si e dashura e Laert Haxhiut, banda e të cilit dyshohet se ka ktryer të paktën 6 vrasje.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se operacioni për sekuestrimin e mjetit të Gjatës është kryer në bashkëpunim me komisariatin e Lushnjes, ndërkohë që urdhëri është dhënë nga 3 prokurorët e çështjes, Kreshnik Ajazi, Hektor Mushi dhe Artur Ismajlukaj. Ka dyshime se makina në fjalë është përdorur nga Klea për të transportuar Lert Haxhiun dhe të penduarin e drejtësisë Aartan Tafani në baza të ndryshme që përdoreshin nga grupi i tyre.
Mjeti në fjalë ka qenë në lupën e agjentëve të policisë së Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e Laert Haxhiut, por në asnjë rast nuk ka sjellë asnjë rezultat. Mjeti është përmendur edhe nga Tafani, i cili ka thënë se Klea kishte dijeni për të gjitha krimet e Laertit, dhe në disa raste madje kishte shërbyer si shofere e tij.
-
-
-
Rrezikon 8 vite burg! Kjo është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut
28 Shtator, 12:30 -
Vetë familja e Klea Gjatës pretendon se e reja nuk ka pasur një lidhje të konsoliduar me Haxhiun, e megjithatë të ardhurat e familjes nuk e justifikonin blerjen e një makine me vlerë mijëra euro./Zëri.ai