
BOLOGNA- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga Policia italiane, teksa iu sekuestruan 11 kg kokainë në makinën me të cilën po udhëtonte.
Shqiptari jetonte në Firence, por u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore të Bolonjas, pranë kabinës së pagesës së autostradës në Borgo Panigale, A1 dhe A14. Ai po udhëtonte me makinë me 11 kilogramë kokainë, të ndarë në dhjetë blloqe, të fshehura në një hapësirë midis bagazhit dhe sediljes së pasme të aksesueshme.
Sipas mediave italiane, shqiptari i paidentifikuar me emër u vendos në pranga. Kur shqiptari u ndalua për një kontroll, oficerët vunë re se dukej nervoz dhe i paduruar. Ndaj edhe e kanë kontrolluar mjetin e tij ku kanë gjetur kokainë me vlerë 850 mijë euro./ZËRI