Aktualitet

Nga "i harruar" në dëborë, në "yllin" e Lojërave Olimpike! Eci 6 km për një biletë autobusi, historia e 11-vjeçarit ka fund të lumtur...

Një 11-vjeçar italian, i cili u la i vetëm në dëborë nga shoferi i autobusit më 27 janar, pati një rol kryesor gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Milano-Cortina.

zh.ll
Nga "i harruar" në dëborë, në "yllin" e
lojerat olimpike Milano-Cortina 2026

ITALI- Lojërat Olimpike të Milano-Cortina 2026, kompeticioni më i rëndësishëm të sporteve dimërore, u deklaruan të hapura mbrëmjen e djeshme në Itali. Por, në qendër të tyre, vëmendjen e mori një 11-vjeçar. 

Një 11-vjeçar italian, i cili u la i vetëm në dëborë nga shoferi i autobusit më 27 janar, pati një rol kryesor gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Milano-Cortina. Djali, i vendosur në rreshtin e parë për t’u parë nga e gjithë bota, përshëndeti publikun ndërsa flamuri italian u ngrit në shtizë, duke u bërë simbol i shpresës dhe bashkimit. 

Rol kryesor:

Të premten në mbrëmje, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Milano-Cortina, djali luajti një rol kryesor në ceremoninë e ngritjes së flamurit që bashkoi njëkohësisht stadiumin San Siro të Milanos dhe një nga sheshet kryesore të Mbretëreshës së Dolomiteve.

Njëmbëdhjetëvjeçari pa flamurin italian të ngrihej në shtizë së bashku me Fulvio Valbusa, Christian Zorzi, Giorgio Di Centa dhe Pietro Piller Cottrer, anëtarë të ekipit të stafetës 4x10, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Torinos 2006. Ai përshëndeti, duke buzëqeshur, të gjithë audiencën, imazhet e të cilit arritën në çdo cep të planetit.

"Ai ishte shumë i lumtur", kishte thënë nëna e tij disa ditë më parë kur familja mori ftesën për të marrë pjesë në mbrëmje. Pjesëmarrja e tij në ceremoninë e hapjes erdhi pasi prindërit e njëmbëdhjetëvjeçarit ishin pajtuar me shoferin e përfshirë në incidentin e pakëndshëm: Salvatore Russotto menjëherë u kërkoi falje prindërve të tij, dhe veçanërisht djalit. 

Historia:

Pasditen e 27 janarit, njëmbëdhjetëvjeçari kishte në zotërim një biletë udhëtimi prej 2.50 eurosh, jo biletën e rritur prej 10 eurosh të kërkuar për transport. Ai u detyrua të zbriste nga autobusi dhe të kthehej në këmbë mes një stuhie dëbore dhe temperaturave shumë të ulëta. Pas incidentit, Provinca e Bellunos vendosi të heqë biletën prej 10 eurosh për banorët.

Ceremonia e ngritjes së flamurit shënon zyrtarisht fillimin e Lojërave Olimpike dhe (ndoshta) polemika përfundon gjithashtu me një dhuratë që njëmbëdhjetëvjeçari nuk do ta harrojë kurrë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB