Aktualitet

Publikohet fotoja/ Kjo është 27-vjeçarja shqiptare që u gjet e vdekur dhe e lidhur pas një peme në Itali, la pas djalin e mitur

Ermela, e cila ishte nënë e një djali 7-vjeçar u shpall e zhdukur nga ish-bashkëshorti i saj 24 vite më i madh, pasi nuk po arrinte të kontaktonte me të.

I.F

 

Publikohet fotoja/ Kjo është 27-vjeçarja shqiptare që u
Ermela

 

ITALI- Publikohet fotoja e shqiptares 27-vjeçare që u gjet pa shenja nga ish-bashkëshorti i saj poshtë një ure në Itali. E reja shqiptare është identifikuar me emrin Ermela, ndërsa ende mbetet mister shkaku i vdekjes së saj. Ermela, e cila ishte nënë e një djali 7-vjeçar u shpall e zhdukur nga ish-bashkëshorti i saj 24 vite më i madh, pasi nuk po arrinte të kontaktonte me të. Ishte pikërisht ai që gjeti trupin dhe njoftoi autoritetet italiane, por fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin dot të renë.

Sipas banorëve të zonës, e ndjera jetonte vetëm me djalin e saj dhe punonte në një qendër për pritjen e emigrantëve. Mësohet se ajo ishte ndarë me bashkëshortin pas një krize martesore. Vetë burri i saj, i cili ka një të kaluar me probleme me ligjin, u mor në pyetje për orë të tëra nga hetuesit, por për momentin nuk ka persona të dyshuar të regjistruar në hetim.

Banorët e fshatit, të tronditur nga humbja, e kujtojnë të renë si një nënë të përkushtuar dhe të dashur, që kujdesej shumë për të birin. Dyshimet për rrethanat e vdekjes janë të shumta, dhe të afërmit e saj e kanë të vështirë të besojnë se ajo ka kryer vetëvrasje.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa komuniteti lokal është në pritje të zbardhjes së së vërtetës për ngjarjen tronditëse që ka lënë pas një fëmijë pa nënë dhe shumë pyetje pa përgjigje./ZËRI

Poll

MOS HUMB