Aktualitet

Ngrihet kulla 19-katëshe e Union Bank në Ali Dem, prek shkollën “1 Maji” dhe statujën e Heroit të Popullit 

Funksioni kryesor i kësaj kulle do të jetë për hapësira për zyrat e Union Bank, gjë që thuhet edhe në dokument.

F.m
Ngrihet kulla 19-katëshe e Union Bank në Ali Dem, prek shkollën
Ali Dem

TIRANË- Një godinë me 19 kate është planifikuar të ngrihet në bulevardin “Bajram Curri”, në hyrje të lagjes “Ali Demi”. Por, ajo që vihet re në vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit është se kjo kullë do të marrë pjesë nga rruga dhe nga shkolla “1 Maji”.

Objekti, sipas dokumentit të siguruar nga ZËRI është planifikuar të ndërtohet nga “Union Bank”, “Auto City” dhe “Arch Investor”.

Funksioni kryesor i kësaj kulle do të jetë për hapësira për zyrat e Union Bank, gjë që thuhet edhe në dokument.

“Funksionet e parashikuara janë selia e një prej bankave më të rëndësishme shqiptare. Projekti, duke qenë një pjesë relativisht e madhe i ngushtë, është i strukturuar nga një nënndarje në nivele të ndryshme, për një total prej 20 katesh. Kati përdhe strehon hollin e hyrjes së të gjithë ndërtesës, me një tavolinë të dedikuar për marrëdhëniet me klientët qe shtrin sherbimet e saj dhe ne katin e pare ne sherbim te katit perdhe.

Katet e tjera, deri në nivelin +10, janë për përdorim ekskluziv te zyrave, të vetme ose të hapura, me hapësira të dedikuara për takimet e brendshme dhe të jashtme dhe hapësirat e përbashkëta për pushime punonjësit. Së fundi, katet e fundit janë projektuar për të pritur funksione të një natyre më informale, bar/tarracë qiellore e përdorshme për ngjarje të çdo lloji,”- thuhet në dokument.

Ngrihet kulla 19-katëshe e Union Bank në Ali Dem, prek shkollën
Pjese nga dokumenti

Pjesën e prekjes së godinës së shkollës e përshkruajnë si nevojë për restaurim, duke theksuar se fasada është shumë e varfët, me matëriale të dobëta dhe joefikase.

“Si element shtesë, përtej fasadës, u zgjodh të pozicionohej dhe struktura për të rritur mbulimin e vendosur në hyrje të shkollës. Si e tillë zgjidhja na lejon të lidhim katin përdhese me gjeometri të buta të peizazhit dhe të funksionojë si element strehues. Për më tepër, çatia dhe gjeometria e saj e lakuar, identifikojnë qartë edhe organizimin e hapësirës shkolles, hyrjes dhe lidhjet. Situata aktuale e zones perreth shkolles paraqitet shume kaotike dhe e organızuar keq përsa i përket aksesit dhe peizazhit. Ndërtesa e shkollës ofron një fasadë shumë të varfër dhe të rregullt me pranine e materialeve të dobëta dhe joefikase,”- thuhet më tej në dokument.

Ngrihet kulla 19-katëshe e Union Bank në Ali Dem, prek shkollën
Pjese nga dokumenti

Ajo që bie gjithashtu në sy është se duke u derivuar hyrja për në Ali Dem, do të preket edhe statuja e ngritur në nder të heroit të popullit shqiptar. Në dokument, nuk theksohet se çfarë do të bëhet me statujën, a do të zhvendoset diku tjetër? A do të krijohet një hapësirë për të? Si është dhënë miratimi i këtij projekti duke pasur parasysh që aty preken dy gjëra shumë të rëndësishme, shkolla dhe statuja./ZËRI/

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB