
LEZHË-Luigj Paloka, 83 vjeç, është arrestuar nga Policia e Lezhës. Topografi 83-vjeçar është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shpërdorim detyre, grup të strukturuar kriminal dhe falsifikim.
Paloka ishte hetuar dhe gjykuar në mungesë për dosjen e tjetërsimit të 234 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e “Ranës së Hedhun”, ku të pandehur kanë qenë një grup me të paktën 13 persona nga Prokuroria e Posaçme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin Luigj Paloka, 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./ZËRI