Aktualitet

Nuk mori masa për mirëmbajtjen e Maliq-Lozhan, nisin hetimet për administratorin e kompanisë

Sipas hetimeve të Seksionit për Krimet Ekonomiko-Financiare, ai dyshohet se nuk ka kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugës, duke rrezikuar sigurinë dhe duke krijuar vështirësi për përdoruesit

E.K
Nuk mori masa për mirëmbajtjen e Maliq-Lozhan, nisin hetimet për
Foto ilustruese

KORÇË- Nuk mirëmbajti aksin rrugor Maliq–Lozhan, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës, procedohet penalisht administratori i subjektit të kontraktuar. Mësohet se Bledi Hoxhallari është proceduar nga  Policia e Korçës, , për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.

“Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës”, njoftoi policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

 

Poll

MOS HUMB