Aktualitet

“O iku ai, obobo”, prag tragjedie në Osum, makinën me 3 persona e merr rrjedha. Shoferi del me not në breg

Shoferi dhe 2 pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në mes të rrjedhës së ujit

E.K
“O iku ai, obobo”, prag tragjedie në Osum, makinën me 3
Momenti kur makinen e merr rrjedha e lumit

BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit, në orën 02:30 të mëngjesit.

Një automjet tip Ford Fuoristradë me targa AA 357 LN, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka ngecur në ujë. Rrymat dhe rrjedha lumit e kanë marrë fuoristradën përpara, duke e fundosur atë.

Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë nga mjeti dhe me not ka dalë në breg për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë që udhëtonin me të në mjet: Ilir Ballolli, Taulant Bakushi, kanë mbetur të kapur mbi baxhanë e makinës.

Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit, në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrfikës të Beratit dhe efektivë të policisë, që kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

Dy shtetasit e bllokuar janë lokalizuar fillimisht nga zjarrfikësit, që kanë hyrë në lumë me not, i kanë lidhur ata me litar dhe më pas kanë filluar tërheqjen e tyre nga uji.

Gjatë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve, një efektiv i zjarrfikësve të Beratit ka rrezikuat seriozisht jetën, pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës.

Poll

MOS HUMB