Aktualitet

“O kafshë…”! Motra e Egli Progës sheh vrasësin e të vëllait, nuk i mban dot lotët para Gjykatës

Në momentin që autori i vrasjes së vëllait të saj ka dalë nga gjykata e cila mes lotësh ka tentuar të shohë këtë të fundit teksa i është drejtuar me fjalën “kafshë”.

f.t
“O kafshë…”! Motra e Egli Progës sheh vrasësin
pamje nga ngjarja

KORÇË-Para gjykatës së Korçës ku u dha vendimi për aitorin Denis Meçe, ndodheshin edhe familjarë ku mes tyre edhe motra e Egli Progës. Në momentin që autori i vrasjes së vëllait të saj ka dalë nga gjykata e cila mes lotësh ka tentuar të shohë këtë të fundit teksa i është drejtuar me fjalën “kafshë”.

‘Dua të shoh vrasësin e vëllait tim... ja kafsha’, dëgjohet ajo duke qarë me të madhe para gjykatës dhe në momentin e mbrritjes së autorëve.

Gjykata la në burg autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. 

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI

Poll

MOS HUMB