Aktualitet

Të moshuarit, 'shokë' me vetminë, sëmundjet dhe skamjen!

Dhuna, qoftë fizike, qoftë psikologjike nuk mungon!Ato raste të dhunës nuk janë sporadike sa mendohej!

k.m.
Të moshuarit, 'shokë' me vetminë, sëmundjet dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Të moshuarit, 'shokë' me vetminë, sëmundjet dhe skamjen! Kjo ishte panorama që kishim krijuar deri më tani për institucionet e shtëpive të kujdesit për të moshurit, por mesa duket ka më shumë se kaq. Dhuna, qoftë fizike, qoftë psikologjike nuk mungon!Ato raste të dhunës nuk janë sporadike sa mendohej! Mbrëmë, një intervistë e dhënë për "TopChannel" nga një ish-infermiere, zbuloi se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura. Ish-infermierja flet për mungesë kushtesh higjenike, keqtrajtim dhe shumë detaje të tjera duke pranuar edhe vetë: Po ta dinin fëmijët e tyre, nuk do i linin kurrë në azil!

Të moshuarit, 'shokë' me vetminë, sëmundjet dhe
Një e moshuar e lidhur

INTERVISTA E PLOTË:

Ish-infermierja: Kam pasur pozicionin e infermieres, por jo të gjitha ishin të licensuara. Merreshin në punë edhe nëse kishin bërë një shkollë për infermieri dhe kaq. Të moshuarit nuk seleksionoheshin, një një familjar sillte një të moshuar e merrnin direkt. Kapaciteti ishte plot, kishte raste kur vendosnim për të fjetur dy pacientë në një krevat gjatë natës. Me turnin e natës ka dy infermiere dhe është e pamundur që të kontrollojnë të gjithë pacientët, ndërsa rregulli është që çdo i moshuar duhet kontrolluar çdo një orë gjatë natës.

Pse i lidhnin të moshuarit?

Ish-infermierja: Nuk është e lejuar, familjarët nuk e dinë sepse nuk do t’a linin babain ose në atë gjendje. Shumë pacientë që ishin të pamenaxhueshëm, ata që ndodheshin në katin e infermierisë na vinte urdhër që t’i lidhnim sepse i gjenim të rrëzuar apo të vrarë. Sa kam qenë unë asnjë nga institucionet nuk ka ardhur për kontroll. Higjena, ushqimi dhe personeli duhej kontrolluar. Ushqimi nuk ishte i cilësisë së lartë. Gjatë natës pacientët ngriheshin dhe kërkonin bukë sepse konsumonin zakonisht përshesh me qumësht dhe kos. Disa prej tyre ushqeheshin nëpërmjet shiringës. Konsumonin edhe bukë me vezë dhe djathë përgjithësisht. Kushtet ishin deri diku të mjerueshme, higjena është zero.

Në të njëjtat kushte ka jetuar edhe Zyhdi Shehu dhe Virgjil Vesho! Edhe pse të sëmurë me sklerozë, të dy ndanin një dhomë, atje ku edhe do të humbiste jetën 82-vjeçari. Paranoja e shokut të tij të dhomës i mori jetën, por asgjë nuk e justifikon atë që ndodhi më pas me përdhosjen e trupit dhe fshehjen e ngjarjes. Dy infermiere nxituan shpejt e shpejt që të pastronin skenën e krimit dhe të dorëgonin kufomën në morg me pretendimin se: Menduam se u rrëzua! Kur në fakt, si infermiere e dinë mjaft mirë ta bëjnë dallim e një hematome që shkaktohet nga rrëzimi, prej asaj që shkaktohet nga goditja me bastun e karrige. Për të vënë duart në kokë ishte dhe reagimi i mjekut të azilit, i cili pas ngjarjes u shpreh se: Nuk e vlerësova që duhet ta kontrolloja trupin mbasi më treguan se i moshuari ishte rrëzuar ndaj dhe ju kërkova të njoftonin agjencinë funerale.

Fatmirësisht, të paktën agjencia funerale reagoi dhe njoftoi Policinë! Jo se Zyhdi Shehu është krimineli më i madh që ka parë Shqipëria, por sepse në kushte të tilla të shëndetit mendor ishte një rrezik potencial edhe për të tjerët. Ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë! Kaq e thjeshtë!

Por vetëm një ngjarje e tillë, e cila fatkeqësisht nuk është e vetmja e shënuar ka nxjerrë në pah gjithë çfarë nuk shkon në këto institucione.Të moshuarit, 'shokë' me vetminë, sëmundjet dhe

Deri më tani...ka vetëm një "grafi" të kryer nga KLSH mbi azilet në Shqipëri dhe ai rekomandon mjaft ndryshime që nga kujdestarët deri tek paketa ligjore që duhet ndërhyrë. Sipas raportit të KLSH, janë gati 322 të moshuar të cilët janë akomoduar nëpër azile në vendin tonë, disa se fëmijët u kanë emigruar, të tjerë e kanë zgjedhjen e tyre, por në azilet tona publike nuk ofrohet kujdesi i duhur shëndetësor.

Të moshuarit, 'shokë' me vetminë, sëmundjet dhe

Edhe pse mosha e pranimit në azil është ajo mbi 65 dhe ku shfaqen disa sëmundje kronike në azile sidomos ato nëper rrethe nuk kanë një mjek specialist, por shërbimi shëndetësor ofrohet ose nga infermierë ose një mjek i përgjithshëm që shkon vetëm për disa orë. Këto janë gjetje të Kontrollt të Lartë të shtetit gjatë një auditi të vitit 2023 ku i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa për të zgjidhur këtë çështje.

Përveç sëmundjeve kronike, kur 45% e të moshuarve kanë probleme të shëndetit mendor, por në qendrat ku janë akomoduar këta të moshuar nuk ka një mjek psikiatër që të ofrojë kujdes shëndetësor për ta. Për më teper ata bashkëjetojnë me ata të moshuar të cilët nuk kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor. Ndaj KLSH, rekomandon të merren masa për të ngritur një qendër të posaçme. Në raportime, KLSH thekson gjithashtu se të moshuarit e akomoduar në këto qendra rezidenciale nuk kanë ka një mjek stomatolog që të ndjekë ecurinë e dhëmbëve të tyre.

Për të mos folur më pas për kushtet e dhomave, mënyrën si janë projektuar dhe mungesën e tualeteve specifike për të moshuarit.

Të moshuarit, 'shokë' me vetminë, sëmundjet dhe

Të moshuarit, 'shokë' me vetminë, sëmundjet dhe

PJESË NGA RAPORTI I KLSH:

Sa i përket vlerësimit të kujdesit shëndetësor dhe mjekimit të ofruar për të moshuarit rezident, disa nga problematikat e evidentuara janë: - Mungesa e mjekëve specialist (sipas problematikave dhe nevojave të të moshuarve) në IR; - Mungesa e një mjeku psikiatër të angazhuar në IR, pavarësisht faktit se mesatarisht; 45% e rezidentëve paraqesin probleme të shëndetit mendor; - Mungesa e një automjeti në dispozicion me qëllim transferimin e të moshuarve nga spitali pas rehabilitimit të tyre; - Mungesa e aksesit në shërbimin dentar për të moshuarit; - Mungesa e një liste të unifikuar të ilaçeve që mbahen në IR për raste emergjente, etj.

Në shumicën e rasteve, të moshuarit ishin të akomoduar në dhoma banimi të përbëra me 3 ose 4 persona. Referuar manualit për zbatimin e standardeve,14 dhomat e gjumit duhet të jenë të organizuara me një sipërfaqe të përdorshme prej 12 m2 kur në to akomodohen dy persona (shtretër) dhe 18 m2 për dhomat me tre shtretër. Në asnjë rast nuk parashikohen dhoma me 4 shtretër si dhe institucionet rezidenciale nuk kanë mbajtur gjithmonë në konsideratë hapësirën e nevojshme për akomodimin e një të moshuari. Ky fakt, vjen në kundërshtim me standardet e përcaktuara dhe njëkohësisht cenon respektimin e intimitetit të të moshuarve, duke vështirësuar edhe bashkëjetesën ndërmjet tyre si dhe nxitur konflikte. Në çdo rast, të moshuarve duhet t’iu sigurohet intimiteti dhe dinjiteti i nevojshëm për
higjienën personale. Nga vizitat e zhvilluara ne terren, në disa ndërtesa, tualetet nuk ishin brenda dhomave por në fund të korridoreve të përbashkëta. Ky fakt, përbën një kërcënim real për të moshuarit që ngrihen gjatë natës, pasi rrezikojnë të rrezohen dhe pësojnë fraktura.

Njëkohësisht, edhe dushet e vendosura në IR nuk ishin të përshtatura me nevojat e të moshuarve. Në këto rezidenca jetojnë edhe të moshuar me nevoja specifike fizike (paraplegjik/tetraplegjik). Pavarësisht faktit se, në projektimin e shërbimeve higjenike është shumë e rëndësishme të pozicionohen në mënyrë korrekte pajisjet sanitare dhe ato ndihmëse: duhet mbajtur parasysh hapësira për kalimin e karrocës ndërmjet paisjeve hidrosanitare, të cilat nëse janë të vendosura në mënyrë të ndërprerë, përbëjnë më pak pengesë dhe paraqesin më shumë lehtësi gjatë pastrimit,15 ky kriter nuk ishte zbatuar. Ndërsa, mobilimet e dhomës së gjumit në përgjithësi plotësonin nevojat jetike të të moshuarëve dhe ishin pajisur me: krevate, perde, pasqyrë, komo, raft rrobash, tryezë, etj., si dhe kishte mjedise të përbashkëta për ndenje, aktivitete, ngrënie, etj. Megjithatë, në disa raste pajisjet dhe orenditë ishin afër amortizimit apo të amortizuara dhe jashtë funksionit. Për sa më lart, me qëllim që qendrat rezidenciale publike për të moshuar të jenë në përputhje me standardet e miratuara lidhur me cilësinë e shërbimit që ato ofrojnë, kërkohet një investim në rikonstruksione dhe mirëmbajtje ndërtesash, si dhe një studim për rritjen e larmishmërisë së këtyre qendrave në përputhje me nevojat e të moshuarve.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB