
TIRANË- Disa ditë pasi u paraqit në SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj, punonjësit e bashkisë kanë mbjellë pemë në ambientet e jashtme. Siç duket edhe në video e publikuar nga media Ditar.al punëtorët e bashkisë po mbjellin pemë para godinës së SPAK.
Ky veprim ka ardhur disa ditë pasi vetë Veliaj u thirr në SPAK për të dhënë dëshmi në lidhje me aferën e Inceneratorit të Tiranës. Për tetë orë me rradhë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm të SPAK lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës. Pas daljes nga SPAK kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky ishte takim i kërkuar nga vetë ai dhe se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Ai falenderoi prokurorët të cilët i konsideroi "kolegë” duke shtuar se është marrë në pyetje si bashkëpunëtor. /ZËRI