Aktualitet

PAMJE TË RËNDA- Gruaja dhunon barbarisht në ashensor qenin e saj

Videoja, e cila tregon qartë dhunën barbare që ushtrohet ndaj një kafshë është bërë virale kudo në rrjet, ndërkohë që komentuesit kanë zbuluar edhe identitetin e gruas në fjalë.

k.m.
PAMJE TË RËNDA- Gruaja dhunon barbarisht në ashensor qenin e saj
Pamje nga ashensori

TIRANË- Pamje të rënda janë kapur brenda një ashensori në Tiranë. Një grua ka shkelmuar një nga qentë e saj. Videoja, e cila tregon qartë dhunën barbare që ushtrohet ndaj një kafshë është bërë virale kudo në rrjet, ndërkohë që komentuesit kanë zbuluar edhe identitetin e gruas në fjalë. Bëhet fjalë për një grua të identifikuar si Gera Kulla, e cila në rrjetet e saj sociale ka edhe foto me kafshët e saj, madje edhe me qenushin e dhunuar. Madje ka dalë edhe "live" në Facebook duke tentuar që të hedhë poshtë akuzat e ngritura ndaj saj. Edhe pse pamjet flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment. 

VIDEOJA: 


KOMENTUESIT: 

- Gera Kulla dhe kafsha qenka me kafshë se kafshët tani LIVE në FB duke u munduar të hedhi poshtë faktin që dhunon kafshët

- Uuua kjo monstra po unë e shoh gjithmonë me qen në rrugë këtë se dija që i torturonte. I mban një tufë të lidhur me vete hiqet si animaliste.

-Uaaa kjo! E kam parë në Myslym Shyri, përballë Policisë me të 4 qenushat

Ndërkohë që ende, deri më tani, nuk ka asnjë reagimin nga strukturat e Policisë së Shtetit. Mesa duket Kulla qarkullon ende e lirë, me qentë e saj, të cilët dhunohen barbarisht nga pronarja e tyre./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB