
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndoshur në Berat, ku një motor përplasi një turiste nga Nepali, e cila po kalonte rrugën. Në pamjet e siguruara shihet teksa turistja 32-vjeçarja ndahet nga grupi për të kaluar rrugën, jo në vijat e bardha, dhe motori që po kalonte me një shpejtësi të konsiderueshme e përplas dhe e hedh në tokë.
Të dy të lënduarit, si drejtuesi 20-vjeçar dhe turistja 33-vjeçare janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
"Rreth orës 15:30, në rrugën urbane "Antipatrea", në vendin e quajtur "Shtëpia e bardhë", motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH., 33 vjeçe nga Nepali, këmbësore, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.',-thuhet në njoftimin e policisë.
/ZËRI