
HIMARË- Pamjet që shihni tregojnë ambientet brenda dhomës së hotelit "Greccia" në Dhërmi ku mbeti i vrarë, 31-vjeçari Eraldo Nevruzi. Viktima u qëllua nga Gerald Shehu, nga Tepelena, por banues në Angli. Ky i fundit pas ngjarjes ka zhdukur trupin dhe më pas ka tentuar që të arratiset. Shehu u vu në pranga disa orë pasi Policia bëri publike ngjarjen. Siç mund të shihet dhe nga pamjet në dyshime ka gjurmë gjaku, që tregojnë dhe lëvizjen që ka pasur kufoma nëpër koridor. Ngjarja ka ndodhur në dhomat e stafit. Policia vijon punën për gjetjen e trupit të të riut. Mësohet e Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin ku dhe mbeti i vrarë./ZËRI

