Aktualitet

Kultivoi kanabis, arrestohet 50-vjeçari në Thumanë

Policia, e cila ka ndarë dhe pamjet nga operacioni "Territor i Pastër", bën me dije se lënda narkotike është sekuestruar ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

E.K
Kultivoi kanabis, arrestohet 50-vjeçari në Thumanë
Pamje nga operacioni

KRUJË- Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet P.K është vënë këtë të dielë në prangat e Policisë në Thumanë pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Policia, e cila ka ndarë dhe pamjet nga operacioni "Territor i Pastër", bën me dije se lënda narkotike është sekuestruar ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. 


NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/ Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren. Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim, në fshatin Thumanë, në të cilin u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. K., 50 vjeç, banues në Thumanë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB