Aktualitet

Pas dokumentarit të ZËRI Policia nis kontrollet nëpër taxi, “Lux” skanohet e para

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme të siguruara nga ZËRI, efektivët e Policisë kanë nisur kontrollet nëpër taksi.

k.m.
Pas dokumentarit të ZËRI Policia nis kontrollet nëpër taxi,
Pamje nga kontrollet

TIRANË- Pas dokumentarit të publikuar nga ZËRI ku denoncohen drejtuesit e taksive që ndërmjetësojnë shitjen e drogës, Policia e Shtetit ka nisur punën. 

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme të siguruara nga ZËRI, efektivët e Policisë kanë nisur kontrollet nëpër taksi.

Pas dokumentarit të ZËRI Policia nis kontrollet nëpër taxi,
Pamje nga kontrollet

Më konkretisht, duket se objekt kontrolli për mbrëmjen e sotme janë “Lux Taxi” brenda të cilave u dokumentua dhe shoferi që konsumonte lëndë narkotike të llojit kokainë.

Kontrollet janë bërë në disa zona të kryeqytetit, megjithatë ende nuk ka raportime për të arrestuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB