Aktualitet

Pas kërcënimit, gazetari Myzyraj merr një “paralajmërim”: Je në shënjestër nga një person pa flokë

Në mesazh gazetarit i thuhet të bëjë kujdes nga një person me rrezikshmëri të lartë, bluzë blu që madje sot qëndronte pranë tyre teksa ata flisnin nga Kuvendi.

f.t
Pas kërcënimit, gazetari Myzyraj merr një
Isa Myzyraj

TIRANË-Gazetari Isa Myzyraj është paralajmëruar se një person “me rrezikshmëri të lartë”, e ka atë dhe avokatin Marash Logu “në shënjestër”, pesë ditë pasi denoncoi një kërcënim të drejtpërdrejtë me vdekje nga një adresë anonime. Vetë gazetari me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se një mesazh i ka ardhur nga një profil i dyshuar anonim dhe që më pas është mbyllur.

Në mesazh gazetarit i thuhet të bëjë kujdes nga një person me rrezikshmëri të lartë, bluzë blu që madje sot qëndronte pranë tyre teksa ata flisnin nga Kuvendi.

POSTIMI I GAZETARIT:

5 ditë më parë kam denoncuar në Policinë e Tiranës rastin e kërcënimit tim me email të arritur tek drejtuesit e televizionit. Duhet të them që në krye të herës që jam tërësisht i zhgënjyer nga organet e zbatimit të ligjit, të cilët pavarësisht se kanë kaluar 5 ditë nga denioncimi, nuk kanë bërë asnjë veprim në dijeninë time edhe pse pala jonë ka pretenduar se kërcënimet janë serioze.

Kjo heshtje e institucioneve sigurisht që është dekurajuese.

Ditën e sotme në telefonin e Avokatit Marash Logu e më vonë në telefonin tim ka arritur një mesazh nga një person që më vonë ka mbyllur llogarinë,  ku bëhet me dije se Avokati dhe unë “jemi vënë në shënjestër”  dhe se “duhet të kemi kujdes”

Pra personi në fjalë pretendonte se është në dijeni të plotë të kërcënimeve dhe sips tij ato janë serioze, madje duke na bërë të ditur edhe vendin saktësisht ku ne po qëndronim në atë moment. E përsëris qëndrimin se çdo qytetar e gazetar duhet të ndihet i sigurtë në këtë vend dhe sigurinë  nuk ua jep askush tjetër përveç institucionet e zbatimit të ligjit!

Pas kërcënimit, gazetari Myzyraj merr një
MESAZHI

Ndërkohë pesë ditë më parë gazetari Isa Myzyraj u kërcënua me jetë. Myzyraj ndau në rrjet mesazhin kërcënues që u mbërriti drejtuesve të televizionit ku ai punon. Gazetari u shpreh se një mesazh i tillë vjen pas aktivizimit të tij në kauzat e Shoqërisë Civile, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. gazetari Isa Myzyraj./ZËRI

Poll

MOS HUMB