Aktualitet

"PD, alternativë e shkëlqyer"! Berisha flet nga podiumi: Jemi shpresa e vetme për Shqipërinë

Berisha vlerësoi aksionin e protestave të deritanishm, teksa theksoi se Partia Demokratike është zgjedhja më e mirë në këtë moment për vendin.

zh.ll
"PD, alternativë e shkëlqyer"! Berisha flet nga podiumi:
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha është ngjitur në podium dhe po mban fjalën e tij në protestën e shtatë kombëtare para Kryeministrisë. Berisha vlerësoi aksionin e protestave të deritanishme, teksa theksoi se Partia Demokratike është zgjedhja më e mirë në këtë moment për vendin.

Opozita, sipas Berishës, është një alternativë e shkëlqyer dhe shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, siç ai e quan. 

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë, deputetë dhe aleatë të PD, opozitarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni, misionarë të pamposhtur të Shqipërisë. Ngrihemi këtu jo thjesht si opozitë kundër diktaturës autokratike, jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike.

Mblidhemi këtu si shpresë e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar te droga dhe vjedhja e shqiptarëve. Që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, është më e qartë se kurrë. Ky është seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria.

Dhjetëra mijëra shqiptarë u përballën nëpër sheshe si të pamposhtur dhëmb për dhëmb me regjimin, me gazin lotsjellës, shkopinjtë dhe tymin dhe fituan. Që ne jemi shpresa e vetme u bë e ditur të nesërmen e protestës së kaluar”, u shpreh Berisha.

Poll

MOS HUMB