
TIRANË- As pa kaluar 24 orë nga plagosja me armë zjarri, Agron Asllani ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. 42-vjeçarit iu komunikua masa e arrestit në Spitalin e Traumës, pasi për të ishte prerë një urdhër nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pasi 42-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.
Agron Asllani u plagos me armë zjarri ditën e djeshme në Bru të Krujës. Personi që e qëlloi është identifikuar si Imer Kameri, 52 vjeç. Nga sa dihet deri më tani, konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Megjithatë, nuk përjashtohet as konflikti për kultivimin e lëndëve narkotike./ZËRI