Aktualitet

Përfitoi nga amnistia, i riu sapo doli nga burgu bën vjedhjen e radhës, arrestohet sërish

Kësaj herë duket se kishte marrë "mësime" dhe ka arritur që të fshihet, por sërish nuk i shpëtoi prangosjes.

k.m.
Përfitoi nga amnistia, i riu sapo doli nga burgu bën vjedhjen e
Ardian Isufi

POGRADEC- Ardian Isufi la dje qelinë e burgut të Drenovës, por sot, pa u bërë ende 24 orë, është arrestuar për vjedhje nga Policia e Shtetit. I riu, ishte në burg për grabitje, por po sot ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të qytetit të Korçës. Kësaj here ka tentuar që të grabisë një mjet tip "Ford Fiessta", i cili ishte i parkuar (por ende i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë

Falë bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga 36-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 18, Korçë, ku u vodh një automjet, falë shkëmbimit të informacioneve mes DVP Korçë e strukturave të DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, në qytetin e Tiranës. Si rezultat u ndalua shtetasi në kërkim A. I., 36 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës (automjeteve). Ky shtetas mbrëmjen e datës 24.04.2024, dyshohet se ka vjedhur në Korçë, automjetin tip "Ford", në pronësi të një 30-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.  

Pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi dhe e kishte lënë mjetin e ndezur për lehtësi. Por Isufi e ka pikasur duke hyrë në mjet dhe duke u larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit. Policia e ka ndjekur mjetin nëpërmjet kamerave të sigurisë, duke zbuluar që hyri në Luamalas. Ndërsa autori u idenfikua si Isufi. Kësaj herë duket se kishte marrë "mësime" dhe ka arritur që të fshihet, por sërish nuk i shpëtoi prangosjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB