Aktualitet

Performancë e ulët! Balla shkarkon Ismailajn nga kreu i IKMT-së

Ismailaj ka qëndruar në detyrë vetëm 8 muaj

E.K
Performancë e ulët! Balla shkarkon Ismailajn nga kreu i IKMT-së
Agim Ismailaj dhe Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkarkuar nga detyra kreun e IKMT-së Agim Ismailaj, vetëm 8 muaj pasi ishte në krye të këtij institucioni. Në motivacionin e shkarkimit thuhet se Ismailaj ka pasur performancë të ulët, ndërsa shkarkimi vjen pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë patur në adresë të tij për vendime arbitrare.

Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.

Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më tani ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis. Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB