Aktualitet

Përgjimet SKY ECC/ Lala: Pamjet që ka SPAK nga resorti i Troplinit kanë kapur personazhe të ‘jashtëzakonshme’

Gazetarja tha se në këtë rezidencë në periferi të Durrësit janë filmuar personazhe të jashtëzakonshme, përfshirë edhe politikanë

E.K
Përgjimet SKY ECC/ Lala: Pamjet që ka SPAK nga resorti i Troplinit
klodiana lala

TIRANË- Hetimet e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me grupet kriminale në Shqipëri, kanë nxjerrë në pah një përplasje të frikshme mes bandave në vendin tonë, ku nuk mungon përfshirja e segmenteve të biznesit dhe politikës.

Një pikë që sipas gazetares Klodiana Lala, do “zbërthejë” shumë mistere të bandave kriminale në vend është kompleksi i Fatmir Troplinit në Shkozet të Durrësit. Nipi i këtij të fundit është Ervis Doçi, i njohur me nofkën “Visi i Pojës”. Lala tha se nëse merren pamjet e kamerave të sigurisë të këtij biznesi, do të shihet se në këtë rezidencë periferike, kanë hyrë personazhe të jashtëzakonshëm të botës së krimit dhe jo vetëm. Ajo theksoi se SPAK zotëron pamje filmike që do nxjerrin zbuluar lidhjet mes bandave kriminale dhe politikës.

“Troplini është në përplasje shumë të forta me Shullazin sepse ai i vuri gjobë para shumë vitesh, ai nuk e pagoi…Dhe në kundërpërgjigjie u vra shoku i ngushtë i Emiljano Shullazit, Edison Harizaj ose “Edison Faqedjeguri”. Në gjithë këtë histori, është interesante që në gjithë kompleksin e Troplinit është marrë DVR-ja, në informacionet që SPAK ka, në atë biznes, vilë quaje si të duash, rezulton të kenë hyrë personazhe nga më të jashtëzakonshmit”, u shpreh Lala.

Çfarë personazhesh?!

“T’ja lëmë SPAK-ut. Përfshirë dhe politikën. Krimi nuk diskutohet! Personazhe nga më të jashtëzakonshmit. Në zonën e Shkozetit, të paktën 2 km e zonës janë të monituara nga kamerat”, vijoi më tej gazetarja.

Kujtojmë se dy ditë më parë, në lokalin e Doçit, u gjetën plot 3 milionë euro nga aksioni i SPAK dhe forcave RENEA. Një pjesë e parave ishin fshehur në fuçi, dhe në ambiente të tjera të banesës e biznesit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB