
VELIPOJË- 20-vjeçari italian, Salvatore Di Tella që përplasi kunatin e tij për vdekje duke bërë manovra me “jet ski” në plazhin e Velipojës është liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm.
Më 18 gusht të këtij viti ai dhe kunati i tij, 19-vjeçari Nicola Iorio u përplasen me mjetet e tyre lundruese, ku plagët ishin fatale për këtë të fundit, i cili humbi jetën në spital. E motra e viktimës gjatë dëshmisë së saj tha se ata nuk ishin nën efektin e alkoolit dhe nuk po bënin manovra të rrezikshme dhe se ky ishte një aksidenti tragjik.
Di Tella ka lënë si garanci pasurore një shumë prej 1 milion lekësh për t’u liruar nga paraburgumi.
Gjykata ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje në policinë gjyqësore një herë në muaj. /ZËRI