Aktualitet

Pësoi prerje tek këmbët/ Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë ndërsa, turisti gjerman pësoi prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore.

k.m.

Pësoi prerje tek këmbët/ Plagosi me gomone turistin gjerman
Foto ilustruese

VLORË- Një turist gjerman u godit dje ga helika e një gomoneje në plazhin e Gjipesë. Në lidhje me këtë incident, Policia e Shtetit ka arrestuar Krenar Velaj, drejtuesin e gomones. Velaj akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë ndërsa, turisti gjerman pësoi prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore.

Fillimisht ishte drejtuesi i gomones ai që e nxori turistin në breg dhe më pas policia e transportoi në spitalin e Himarës. Më pas, turisti u soll me helikopter në spitalin e Traumës, ku edhe vazhdon dhe merr trajtim mjekësor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB