Aktualitet

Pjesë e dosjes Metamorfoza, zbulohen akuzat e SPAK për Oltion Bistrin dhe Xhevahir Litën, ‘bie’ grupi kriminal

Ndaj dy ish-zyrtarëve të shtetit ka rënë akuza e pjesëmarrjes në grup kriminal

E.K
Pjesë e dosjes Metamorfoza, zbulohen akuzat e SPAK për Oltion Bistrin
Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita

TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 7 prej të pandehurve të dosjes Metamorfoza, pjesë e të cilës kanë qenë dhe ish-prokurori Xhevahir Lita, si dhe ish-shefi i operacionales Oltion Bistri.

Ndaj të dyve SPAK ka rrëzuar akuzën për pjesëmarrje në grup kriminal, që iu mundëson atyre një dënim të formës më të lehtë.

Oltion Bistri akuzohet për korrupsion, zbulimin e të dhënave sekrete, si dhe pastrimi i produkteve të veprës apo veprimtarisë kriminale.

Ish-prokurori Xhevahit Lita akuzohet për korrupsion, kryer në dy raste, si dhe nxjerrja e akteve ose të dhënave sekrete.

“I pandehuri Oltian Bistri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259, 295/a dhe 287/2, të Kodit Penal.

I pandehuri Xhevahir Lita, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 295/a, paragrafi 2, të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë që me urdhër të SPAK, Oltion Bistrit i është sekuestruar dhe pasuria me vlerë rreth 1 milionë euro, kryesisht në njësi banimi dhe dyqane në Tiranë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB