Aktualitet

Plagoset me thikë 33-vjeçari në Vlorë

33-vjeçari është plagosur në dy pjesë të trupit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

I.F
Plagoset me thikë 33-vjeçari në Vlorë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur sot pranë spitalit të qytetit të Vlorës. Bëhet me dije se një 33-vjeçar me inicialet S.M është plagosur me thikë.

33-vjeçari është plagosur në dy pjesë të trupit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB